.
Email valemir.vula@shm-law.com
Telefoni +383 (0)49 852 096
Valëmir Vula i është bashkuar në zyrës ligjore Shpetim R. Mehmeti & Associates LLC që nga viti 2024, në pozitën e Bashkëpuntorit Profesional.
Valëmiri, është diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik në vitin 2019. Fillimisht është angazhuar si praktikant në Akademinë e Drejtësisë për 3 muaj duke treguar seriozitet dhe pasion për profesionin e zgjedhur, për të kaluar më pas si praktikant në Gjykatën e Apelit. Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë e programit University of Prishtina – Transitional Justice, pjesë e trajnimit Coursera-European Bussiness Fundamental Laws, si dhe të disa trajnimeve tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Pas përfundimit të praktikave, është angazhuar si Jurist në kompani të sigurimeve për 2 vite, duke udhëhequr zyrën ligjore në kontestet me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, në procesin e negociimit të kontratave, si dhe duke udhëhequr me sukses komisionin disiplinor brenda kompanisë.
Karrierën e ka vazhduar si përfaqësues ligjor dhe udhëheqës i zyrës ligjore të kompanisë IT “Binary Land” në negociimin, përpilimin dhe implementimin e kontratave outsource dhe B2B kryesisht me investitorë ndërkombëtarë.
Angazhimi si Bashkëpunëtor Profesional në zyrën ligjore Shpetim R. Mehmeti & Associates L.L.C, është një vlerë e shtuar profesionale sidomos për bizneset vendore dhe ndërkombëtare me theks të veçantë në të drejtën Financiare, Tregtare e Komerciale, ndërsa ekspertiza e tij në fushën e Prokurimit është e një niveli të lartë profesional.
Ai ka treguar përkushtim dhe integritet profesional në zgjidhjen dhe asistimin e çështjeve të ndryshme ligjore, siç është Kompensimi i dëmit nga Autopërgjegjësia dhe lëndimeve në punë.
Valëmiri është në proces të pajiset me licencën e avokatit. Njohuria dhe përvoja e tij, kombinuar me kreativitetin dhe integritetin e tij profesional e bën një aset të vyer për kompaninë tonë.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze.