Ofrimi i ndihmës ligjore për viktimat e aksidenteve të trafikut. Përfaqësim profesional në sigurime dhe gjykata për të siguruar kompensim të drejtë për dëmet materiale, shëndetësore dhe jomateriale.
Këshillim dhe përfaqësim për bizneset dhe korporatat. Themelim, ndryshim statuti, kontrata komerciale, marrëveshje bashkëpunimi, si dhe zgjidhje e kontesteve tregtare.
Mbrojtje dhe përfaqësim në rastet e mashtrimeve online, sulmeve kibernetike, pastrimit të parave me kriptovaluta, si dhe këshilla ligjore për investime digjitale.
Ekspertizë në rastet e mashtrimeve financiare, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe krimeve të tjera ekonomike. Përfaqësim para autoriteteve dhe gjykatave kompetente.
Hartim, verifikim dhe zbatueshmëri e kontratave civile e komerciale. Zgjidhje e mosmarrëveshjeve detyrimore përmes gjykatave ose negocimit jashtëgjyqësor.
Mbrojtje e të drejtave të punëtorëve dhe punëdhënësve. Rastet e largimeve të padrejta, mobingut, kontratave të punës dhe përfitimeve ligjore.
Ndihmë dhe përfaqësim në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, mbledhjen e borxheve dhe procedurat e përmbarimit sipas ligjit.
Zgjidhja e çështjeve familjare dhe pasurore. Trashëgimia, ndarja e pasurisë, kujdestaria mbi fëmijët dhe të drejtat e palëve në konteste familjare.
Regjistrimi i pronës, kontestet pronësore, legalizimi i objekteve, qiradhënia dhe e drejta e shfrytëzimit. Përfaqësim në gjykatë për çdo mosmarrëveshje mbi pronën.
Procedura ligjore për zgjidhjen e martesës. Kujdestaria mbi fëmijët, ndarja e pasurisë dhe përcaktimi i obligimeve të alimentacionit.
Asistencë ligjore për fitimin, ruajtjen ose heqjen dorë nga shtetësia. Procedura administrative dhe përfaqësim para institucioneve përkatëse.
Mbrojtje profesionale për të pandehurit apo viktimat në procedura penale. Përfaqësim para policisë, prokurorisë dhe gjykatave.
Zgjidhje e kontesteve civile, penale, tregtare dhe administrative përmes përfaqësimit profesional në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Asistencë për qytetarët që përballen me masa dëbimi apo espulsi. Përfaqësim në procedura administrative dhe gjyqësore për heqjen ose anulimin e masës.
Na kontaktoni drejtpërdrejt për konsultim të menjëhershëm dhe përgjigje të shpejtë.