.

Shpetim R. Mehmeti

Themelues & Avokat

Email shpetim.mehmeti@shm-law.com

Telefoni +383 (0)49 564 694

Biografi e Shkurtër

Shpëtim Mehmeti është avokat dhe themelues i zyrës ligjore “Shpetim R. Mehmeti & Associates”, me seli në Prishtinë. I lindur në vitin 1979, z. Mehmeti ushtron profesionin e juristit që nga viti 2010, ndërsa që nga viti 2019 është i licencuar si avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës.

Me më shumë se një dekadë përvojë në fushën juridike, ai ka ndërtuar reputacion si një avokat i përkushtuar dhe strategjik, duke përfaqësuar klientë në çështje të ndërlikuara civile, penale dhe administrative. Pjesë qendrore e praktikës së tij është kompenzimi i dëmit, ku ka zhvilluar ekspertizë të veçantë në rastet e aksidenteve të trafikut, duke synuar ta pozicionojë zyrën si lider në tregun kosovar. Përveç kësaj, z. Mehmeti trajton me profesionalizëm edhe rastet që lidhen me lëndimet në punë, pakujdesinë mjekësore dhe privimin e paligjshëm nga liria.

Praktika e tij juridike përfshin gjithashtu fushat e së drejtës komerciale dhe korporatave, të drejtës së punës, të drejtës kontraktuale dhe detyrimore, procedurave përmbarimore, së drejtës familjare dhe trashëgimore, si dhe përfaqësimin në konteste gjyqësore të natyrave të ndryshme. Ai është i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, këmbëngulëse dhe përkushtimin për të mbrojtur interesat e klientëve të tij deri në fund.

Z. Mehmeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate, gjë që e bën atë një përfaqësues të besueshëm për klientë vendorë dhe ndërkombëtarë.