Zyra ligjore Shpetim R. Mehmeti & Associates LLC është e themeluar në vitin 2019 për një qëllim të vetëm: të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve me profesionalizëm dhe përkushtim.
“Shpetim R. Mehmeti & Associates” është themeluar nga avokati Shpëtim Mehmeti, i lindur në vitin 1979, i cili ushtron profesionin e juristit që nga viti 2010 dhe si avokat që nga viti 2019. Me përvojë të gjatë në fushën juridike, ai ka ndërtuar zyrën mbi parimin e përfaqësimit profesional, të paanshëm dhe të palëkundur në mbrojtje të të drejtave të klientëve.
Të specializuar me theks të veçant në Kompenzimin e dëmeve të të gjitha llojeve dhe natyrave me theks të veçantë: aksidentet e trafikut, lëndimet në punë, mjekimi i pakujdesshëm – pakujdesia mjekësore, kompenzimi i dëmit material dhe jomaterial për shkak të privimit nga liria siç është qëndrimi padrejtësisht në Burg, Paraburg dhe arrest shtëpiak, të drejtën e Punës, të drejtën Kontraktuale, të drejtën Komerciale, të drejtën Përmbarimore, të drejtën Pronësore, të drejtën Trashëgimore, të drejtën Familjare si dhe ato Penale dhe Ndërkombëtare, duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase për problemet më të ndjeshme ligjore.

Të garantojmë që çdo klient të ndjejë mbrojtje dhe siguri. Ne besojmë se drejtësia është e drejtë themelore që duhet mbrojtur me vendosmëri. Për këtë arsye, ofrojmë shërbime të personalizuara, transparente dhe të orientuara drejt rezultateve, përfshirë personat fizik dhe ata juridik.
Të jemi zyrë ligjore lidere në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, e njohur për profesionalizëm, transparencë dhe rezultate konkrete. Ne synojmë të ofrojmë një shërbim ligjor ku çdo qytetar apo biznes, pavarësisht sfidave, të ketë qasje në mbrojtje të drejtë dhe efikase.
Ekipi ynë i juristëve dhe bashkëpunëtorëve është i përgatitur me standardet më të larta profesionale dhe gjithmonë i përditësuar me ndryshimet ligjore. Çdo rast trajtohet me seriozitet dhe përkushtim maksimal.
Shumë raste aksidenti humbin jo në gjykatë, por në javët e para: raporti mbetet i paplotë, dëmtimi nuk dokumentohet si duhet, dhe oferta e sigurimit vjen para se të dini sa vlen dëmi. Ne hyjmë aty. Lexojmë dosjen, mbledhim atë që mungon dhe e mbajmë kërkesën në kufijtë e saj të vërtetë.
Nuk jemi zyrë që e mbyll bisedën me një telefonatë. Qëndrojmë derisa dëmi material dhe jomaterial të trajtohen me prova, jo me hamendësim. Kur klienti ka edhe çështje tjetër që prek edhe punën, familjen apo një kontratë e di që nuk fillon nga zero me dikë të panjohur.
+383 (0)49 564 694 info@shm-law.com